Erëza Elma
Reth nesh
Gjithçka nisi nga dëshira për të ngritur një biznes, i cili kishte lidhje te ngushtë me kuzhinen dhe detajet e shijes së cdo gatimi.
Që në fillim, qëllimi ynë ishte të sjellim në tryezat shqiptare erëza cilesore,erëza te cilat do ti jepnin cdo pjate elementin e aromës dhe shijes.Donim dicka e cila do të sillte fitim dhe kërkesë nga klientët tanë.
Fillimet tona nisin nga një punë e trashëguar,prej shumë vitesh me bimë mjeksore dhe aromatike,por me kalimin e viteve permes një dëshire më të madhe për të bërë dicka më shumë,morëm një nismë për të paketuar dhe ambalazhuar një gamë të gjëre erëzash.Nga konsultimi me shumë tregëtar të fushës tani ne kemi nxjerrë në shitje një numër të lartë erëzash me cilësinë që ju meritoni.
Tani prej 8 vitesh ne Erëza Elma ju sjellim ne kuzhinat tuaja elementin e aromës dhe shijes. Ne nuk duam që ju të merrni një produkt i cili nuk ka cilësinë e duhur, ndaj ne mundohemi të punojmë në mënyrë perfekte për të kënaqur klientët tanë dhe ata të vijnë sërish tek ne.
Në gamën e gjerë të erëzave në krye të të gjithave qëndron Speci i Kuq 100gr (i bluar).Është një erëz mjaft e kërkuar në kuzhinë pasi me të mund të gjatuhet një gamë e gjërë pjatash duke i dhen nje shije e arome te mrekullueshme pjatave tuaja. Ne e importojmë këtë erëz nga Greqia një vënd i njohur për tregtinë e tyre. Speci i kuq ka një gamë të gjerë përfitimesh; një prej tyre është se përmban pak kalori, gjë që e bën të përshtatshëm për dieta. Ai ndihmon në uljen e kolesterolit, ka përmbajtje të lartë antioksidantësh që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë qelizat.